Maqedoni
Manifestimi Flaka e Janarit: Viti 2021 të shpallet vit i pranverës shqiptare
16.01.2021 16:23
Në kuadër të manifestimit Flaka e Janarit Këshilli Organizativ I përbërë nga SHVL UÇK...

Në kuadër të manifestimit Flaka e Janarit Këshilli Organizativ I përbërë nga SHVL UÇK, Lulet e Malësisë dhe Shoqata Lëvizja në Sheshin Skenderbeu u bënë homazhe dëshmorëve për hir të të cilëve gëzojnë lirinë gjeneratat pasuese. Lideri I BDI së Ali Ahmeti tha se po ndezim flakadanin për të ju bërë dritë shpirtërave të dëshmorëve për të cilët populli jonë është krenar.
“Regjimi i athershëm nuk e dinte që urat që kishte ndërtuar Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin ura që nuk I dinet pushtuesi, arkitektët, hartuesit dhe vazhduesit e këtij proekti, që nuk arritën as ta rrënojnë dhe as ta shkatërrojnë këtë mobilizim në vazhdim. Lavdi për hetë atyre që ndërtuan ura dhe bënë hapin e pare për çlirimin e tërërsiës tokësore, lavdi dëshmorëve dhe heronjëve të kombit.”, tha Ali Ahmeti, lider i BDI-së.
Në kryeqendrën dardane në Shkup gjeneratat e reja nuk do ti shmangen punës për bërjen e atdheut tha Koordinatori I Grupit të Bdi së Izet Mexhiti.
“Betohem në këtë shesh te ky mozaik I cili pasqyron luftën gjakun e derdhur ndër shekuj që kurrë nuk do të shmangemi nga bërja e atdheut ne bashkë do të luftojmë dhe veprojmë për të dëshumar si puntorë, veprimtar dhe kontribues të denjë.”, tha Izet Mexhiti, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Viti 2021 pritet të shpallet vit I pranverës shqiptare tha Kryetari I Shoqërisë Lëvizja Xhevat Bislimi, duke shtuar se në të gjitha trojet shqiptare kujtohen këto ngjarje të lavdishme të popullit shqiptar.
“Që në vitin 2001 ishte nismë e Lëvizjes partive politike shoqatave që viti 2021 të shapllet si vit I pranverës shqiptare dhe sivjet ke veprimari në të gjitha trojet shqiptare për të kujtuar kthesën emadhe dhe lëvizjen që bëri realitet kërkesën epopullit të coptuar të ndarë padrjetësisht pa vullnetin tone.”, tha Xhevat Bislimi, Kryetar i Shoqërisë Lëvizja.
Manifestimi Flaka e Janarit u begatua edhe me një program, të larmishëm artistik nga ansambli kombëtar.
FLUTURA LATIFI
