Maqedoni
Prodhuesit e qumshtit kërkojnë çmime të volitshe e më shumë subvencione
16.01.2021 16:36
Harxhimet e prodhimit të qumështit po rritet. Çmimi i blerjes së tij ka qenë i njëjtë për vite me radhë...

Harxhimet e prodhimit të qumështit po rritet. Çmimi i blerjes së tij ka qenë i njëjtë për vite me radhë, nga 16 në 21 denarë për litër, në varësi të rajonit, konkurrencës midis qumështoreve dhe cilësisë së qumështit.
“Qumështoret të na paguajnë qumshtin me çmim të volitshëm, për të mos jetë më poshtë se 22 denarë. Ose të paguhen subvenione më shumë dhe në kohë.”, tha Ilço Srphanski, fermer.
Fermerët po luftojnë për të përmirësuar kushtet. Ata do të investojnë sa të munden në mënyrë që të këne klasë ekstra ose klasë të parë, për të cilën presin një subvencion më të lartë këtë vit.
“Për klasë ekstra të jetë së pagu 5 deri në 6 denarë.”, tha Ilço Srphanski, fermer.
“Fermerët tanë janë të motivuar nga subvencionet e brendshme. Ne japim shpërblime prej 0-3 denarë për të gjithë ata që kanë qumësht të klasit ekstra, ndërsa të gjithë kanë qumësht të klasit të dytë dhe ju marim 0-5 denarë. kemi deri në 1 përqind qumësht të klasit ekstra, rreth 20 përqind e qumështit që na vjen në vend është i një cilësie ekstra.”, tha Juksel Sulejmani, perfaqessuesi i qumshtores.
Vetëm 1 përqind e fermerëve kanë më shumë se pesëdhjetë krerë. Prodhimi vjetor i qumështit ndryshon nga 2,800 deri në 3,000 litra për lopë. Krahasuar me vendet e BE-së, prodhimi është shtatë deri në tetë mijë litra. Prodhimi maqedonas i qumështit duhet të jetë më fitimprurës, për çka lidhja midis fermerëve dhe qumështoreve duhet të jetë më e fortë. E keqja ështe edhe ajo që еdhe pse ka pasur qarkullim të qumeshtit shumë prej fermave po mbyllen, gjë që dëshmohet se për dhjetë vjet kemi rënie drastike nga 253 mijë bagëti në 160 mijë. Ka ferma moderne, por ato mund të numërohen në gishta, paralajmërojnë fermerët.
SEDAT SELIMI
