Maqedoni

Covid 19, 14 viktima, 361 raste të reja, 2116 të shëruar

16.01.2021 17:16

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2176 testime për koronavirus dhe prej tyre 361 kanë rezultuar pozitivë....

Gjatë 24 orëve të fundit fundit nga 2176 testime të bëra, kanë rezultuar pozitiv 361 persona, kanë humbur jetën 14 persona, përderisa është regjistruar numër rekord i të shëruarve, përkatësisht plotë 2116 pacient e kanë fituar betejen më Covid 19. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 164 raste i pasuar nga Kumanova me 17, Gostivari dhe Velesi me 16, Prilepi 15  dhe qytetet e tjera me numër më të  ulët të të infektuarve. 

Betejën me Covid 19 e kanë humbur 14 pacientë, prej të cilëve gjashtë pacient nga Shkupi, nga dy pacientë nga Strumica dhe Tetova, si dhe nga një rast vdekjeje është regjistruar në Kumanovë, Prilep, Ohër dhe Strugë. 
 
Deri më tani në vend janë bërë 430.182 testime, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 88749, prej tyre janë shëruar 71.592 kanë humbur jetën  2696  dhe numri i rasteve aktive shënon 14461. 
 
ERSAN PAJAZITI