Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, VMRO DPMNE kërkon tërheqjen e ligjit
16.01.2021 18:21
Diskutimi i propozim ligjit për regjistrimin e popullsisë përfundoi por jo edhe përplasjet politike mes pushtetit dhe opozitës....

Diskutimi i propozim ligjit për regjistrimin e popullsisë përfundoi por jo edhe përplasjet politike mes pushtetit dhe opozitës. Përderisa shumica parlamentare fton opozitën që të përkrah votimin e ligjit kreu i VMRO DPMNE-së ka hapur peticion për abrogimin e tij, ndërsa me grumbullimin e nënshkrimeve nëpër qytete do të fillojnë kur të përfundojnë me grumbullimin e dokumenteve të nevojshme. Është formë bashkëkohore për presion mbi pushtetin, thonë nga VMRO DPMNE.
“Ashtu siç po miratohet, pa metodologji ka indikacione për operacion politik dhe jo operacion statistikor. Ky ligj të tërhiqet dhe të miratohet ligj i cili do të nënkuptojë konsensus shoqëror për operacion statistikor, regjistrim i përkrahur nga të gjithë.”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
LSDM: Regjistrimi s’është zgjedhje, mos kini frikë
Mirëpo, LSDM pretendon të kundërtën. Sipas partisë së Zaevit, është VMDRO DPMNE ajo që po politizon regjistrimin. Konsiderojnë se as me sjelljen e tyre destruktive dhe antishtetërore nuk do të mund të pengojnë një proces statistikor të munguar për 19 vjet.
“Pas humbjes në gjashtë procese zgjedhore, mund ta kuptojmë se kanë frikë nga qytetarët, por nuk duhet të trembet, gjatë regjistrimit nuk votohet. Nuk janë zgjedhje por operacion statistikor. Mjaft me bllokime të pakuptimta, frenime dhe politizim. Regjistimin e suksesshëm, Mickovski mund ta konsiderojë si një dështim për të.”, tha Stefan Vasev nga LSDM.
Edhe kreu i republikës Stevo pendarovski fton subjektet politike që të mos e politizojnë procesin e regjistrimit, I cili sipas tij është vetëm proces statistikor pas të cilit nuk fshihet asnjë agjendë politike.
Konsideron të absurditet paralajmërimet e opozitës maqedonase se do të ftojë qytetarët në bojkot.
Propozim ligji për regjistrimin e popullisës, amvisërive dhe banesave do të hidhet në votim ditën e hënë, ndërsa regjsitrimi do të ndodh në prill.
SHPËTIM NUREDINI
