Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, LSDM kritika VMRO-së dhe “E majta”-s. VMRO-DPMNE: Po përgatitet regjistrim politik
17.01.2021 15:11
LSDM ka kritikuar VMRO-DPMNE-në dhe partinë “E Majta” për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë...

“E majta” si subjekt politik me vetëm dy deputetë vazhdimisht në Kuvend po shfaq politika destruktive, ofenduese dhe me qëllim të ndarjes së shoqërisë në vend, akuzojnë nga LSDM. Sipas socialdemokratëve edhe VMRO-DPMNE-së ka qëndrime të ngjashme për regjistrimin e popullsisë.
“Njëjtë sikurse VMRO-DPMNE-ja edhe “E Majta” po kundërshton procesin e mbajtjes së procesit të regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i popullsisë është operacion statistikor dhe jo zgjedhje, sepse në regjistrimin e popullsisë nuk votohet dhe pikërisht për këtë VMRO-DPMNE-ja dhe Mickovski nuk ka nevojë të frikësohen nga mbajtja e regjistrimit. Bojkotimi apo thirrjet për bojkotim të procesit të regjistrimit të popullsisë nënkupton edhe mosrespektim apo thirrje për mosrespektim të ligjeve. Kjo është një absurditet dhe kjo do të jetë rasti i parë në Europë dhe botë.”,- deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Por, nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga grumbullimi i nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrim të popullsisë, sepse, sipas tyre, LSDM-ja po tenton të bëjë operacion politik dhe jostatistikor.
“Atë që po dëshiron ta bëjë LSDM-ja është operacion politik dhe jo operacion statistikor. Për ne si VMRO-DPMNE por edhe për të gjithë qytetarëve të vendit është me rëndësi që të jetë vetëm operacion statistikor, prandaj ne edhe dhamë sugjerimet tona se si duhet të realizohet nëse dëshirojnë të jetë fer dhe të pranueshëm. Mbase ato po na thirrin të largojmë dorë nga mbledhja e nënshkrimeve, ja edhe unë po i ftoj që edhe ato të largohen nga ligji aktual, të tërhiqet nga ai ligj dhe bashkërisht të ulemi dhe të diskutojmë për një ligj të ri.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Kreu i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka deklaruar se shqiptarët si pakicë në vend do të dalin në regjistrim me 28.5 për qind, edhe pse në realitet janë vetëm 18 për qind. Sipas tij, kjo do të jetë një operacion i falsifikimit dhe se me lider si Zaevi de-maqedonizimi është një proces i vazhdueshëm dhe i pashmangshëm.
FITIM KRYEZIU
