Maqedoni

Kontesti maqedono-bullgar, VMRO: Debati, në Komisionin për Punë të Jashtme. LSDM: Të përgatitur për tejkalim të problemeve

17.01.2021 15:37

Qeveria konfirmon gatishmërinë e ministrave Osmani dhe Dimitrov që të elaborojnë...

Qeveria konfirmon gatishmërinë e ministrave Osmani dhe Dimitrov që të elaborojnë para deputetëve bisedimet mbi problemin me Sofjen. Mbetet dilema se në cilin komision do të paraqiteshin dy ministrat, në Komisionin për Punë të Jashtme të drejtuar nga VMRO-DPMNE, apo Komisioni për Çështje Europiane të udhëhequr nga BDI.
 
Nga partia e Mickovskit presin që debati të zhvillohet në Komision për Punë të Jashtme të drejtuar nga deputeti, Antonio Milloshovski, që i njëjti t’i ngjajë debatit, në të kundërtën referimi i ministrave do të jetë vetëm një monolog.
 
“S’do të na habiste, pasi që bëhet fjalë për pushtet që është tejet arrogant, i cili po ik t’u jep përgjigjeve qytetarëve. Nëse shkojnë ta elaborojnë në komision tjetër, gjegjësisht në komisionin për çështje politike, atëherë do të ketë monolog, në vend që të kemi dialog në parlament midis pushtetit dhe opozitës.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Dimçe Arsovski.
 
Në LSDM nuk kanë informacion se në cilin komision do të zhvillohej debati për bisedimet Shkup – Sofje, por thonë se deputetët janë të gatshëm të kontribuojnë në ardhmërinë europiane të vendit.
 
“Supozoj se do të jetë komisioni për politikë të jashtme. Kjo është për t’u përshëndetur. Ne si shumicë në parlament gjithmonë jemi të përgatitur për tejkalim të problemeve dhe zgjidhjen e problemit që kemi me Republikën e Bullgarisë gjegjësisht me Sofjen.”,- u shpreh deputetja e LSDM-së, Daniella Markoska.
 
Fillimisht debatin në komision e paralajmëroi presidenti, Stevo Pendarovski, për ta konfirmuar më pas qeveria. Sipas informacioneve deputetët ditëve në vijim do të mund që t’i dëgjojnë mendimet e zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe ministrit të jashtëm Bujar Osmani.
 
MERAL ISMAILI