Maqedoni

Kovid-19, 2009 të shëruar, 5 të vdekur e 190 të infektuar

17.01.2021 16:43

Gjashtë të vdekur dhe 190 të infektuar, është bilanci i 24 orëve të fundit nga virusi Korona...

Gjashtë të vdekur dhe 190 të infektuar, është bilanci i 24 orëve të fundit nga virusi Korona, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, nga e cila theksojnë se janë kryer gjithsej 1530 teste.

Sa u përket gjashtë të vdekurve katër janë nga Shkupi, përfshi një 44 vjeçar, si dhe një i vdekur në Kumanovë dhe një në Gostivar.

Instituti i Shëndetit Publik po ashtu njoftoi për 2009 të shëruar, duke e ulur në 12635 numrin e rasteve aktive në vend.

Numri i personave të prekur që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 88938, prej të cilëve 73601 janë shëruar dhe 2702 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemik.