Maqedoni

Lirohen benzinat, dizeli dhe mazuti

17.11.2014 13:34

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave prej sonte në mesnatë lirohet prej një deri në 1,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit për gjysmë denarë...

Sipas Vendimit të Komisionit rregullativ për energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të arrijë 73,50, i Eurosuper BS-95 do të jetë 72 denarë, ndërsa i Eurodizelit 62 denarë.
 
Ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohet për gjysmë denarë dhe do të kushtojë 50,50 denarë për litër. Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit dhe do të shitet për 33,01 denarë për kilogram.