Maqedoni

Tetovë, arritën 5 autobusë për transportin publik

17.01.2021 18:42

Pas më shumë se një dekade pritje Tetova behët me transport urban pasi komuna sot ka prezantuar 5 autobus...

Pas më shumë se një dekade pritje Tetova behët me transport urban pasi komuna sot ka prezantuar 5 autobus të cilët sipas të parës së Tetovës do të jenë në shërbim të qytetarëve, dhe do të mbuloj pjesën administrative të komunës së Tetovës.
 
Çmimin e biletës për të udhëtuar me këto autobus  dhe lëvizjen e tyre do e vendos këshilli i komunës tha Arifi. Ky projekt Tetovës i ka kushtuar rreth 720 mijë euro. 
 
“Sot qëndrojmë bashkë para jush për të dëshmuar me shumë krenari,se Tetova po behët me transport të organizuar urban. Tetovën e duam shumë por të punuam akoma më shumë .Në bazë të vendimeve  të këshillit komunal do të caktohet,pagesa por edhe në të njëjtën kohë edhe sistemi, i lëvizjes ku kryesisht është fjala për pjesët,e qytetit që do të mbulohen nga këto autobus. Tendenca jonë është që ato të jenë në funksion shumë shpejtë, por gjithmonë, duke pasur faktin se jemi edhe në një kohë të ndjeshme të epidemisë,dhe mendoj se së shpejti do të jenë në funksion.”,- deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
I pranishëm ishte edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, i cili tha se ky projekt është realizuar duke marrë kredi nga Banka Botërore. Besimi tha se komuna e Tetovës ka fituar 3 milion euro dhe të njëjtat pritet t’i realizojë me projekte konkrete. 
 
“Ky projekt është realizuar nëpërmjet projektit që Ministria e Financave realizon me Bankën Botërore, gjegjësisht, projektit për përmasim të shërbimeve komunale, ku komunat aplikojnë për kredi dhe marrin për realizim e projekteve. Bëhet fjalë për një kredi mjaft të volitshme, 13 vjeçare me një grejs-periudhë 3 vjeçar dhe normë interesi 3%. Në komunën e Tetovës në kuadër të këtij projekti komuna e Tetovës ka rritur të fitojë rreth 3 milion euro për projektet e qytetit të Tetovës.”,- theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi.
 
Ndërkohë mbetet të shihet se kurrë do jenë ne funksion këto autobus,  dhe se a do përfshihen në Transportin publik, edhe fshatrat e Malësisë së Tetovës ku dihet se edhe ato fshatra janë në pjesën administrative të komunës. 
 
VISAR SADIKI