Karnavali i Vevçanit, MPB mori në pyetje 4 pjesëmarrës
Policia ka marrë në pyetje katër pjesëmarrës në karnavalin e Vevçanit...
Policia ka marrë në pyetje katër pjesëmarrës në karnavalin e Vevçanit, tre prej tyre për shkak të djegies së flamurit bullgar. Siç bën të ditur policia, ndaj tyre do të ngrihet padi penale.
“Tre persona janë identifikuar dhe janë ftuar në bisedë informative, që kanë të bëjnë me djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë. Në koordinim me Prokurorin publik do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 181, për shkeljen e reputacionit të shtetit të huaj. Ky kallëzim penal mund të jetë gjobë në të holla ose burg deri në tre vjet. Për momentin, ne jemi duke punuar në dokumentimin e rastit, në mënyrë që ta bëjmë kallëzimin”.
Në pyetje është marrë edhe kryetari i komitetit komunal të VMRO-DPMNE në Vevçan, Gjorgji Vllajnikoski, i cili për 4 orë është mbajtur në stacionin policor në Strugë.
Ndaj tij janë shqiptuar tre kallëzime kundërvajtës dhe një kallëzim penal për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve gjatë pandemisë, për nënçmimin dhe ofendimin e nëpunësit të policisë, për incizim të paautorizuar dhe për mos-mbajtje të maskës.
Për djegien e flamurit bullgar, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i ka dërguar notë verbale Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa krahas zyrtarëve bullgarë, incidentin e dënuan edhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani, dhe presidenti, Stevo Pendarovski.
