Arrestohet lideri i opozitës, Alexej Navalny, SHBA dhe BE kërkojnë lirimin e kritikut Rus
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny ka dalë para një gjykate në Khimki...

Kundërshtari më i madh i Valdimir Putin, lideri i opozitës, Alexei Navalny, është arrestuar menjëherë nga policia sapo ai zbriti në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Navalny-t .
Ky ishte kthimi i parë në Rusi për Navalny-n që pas helmimit të tij verën e kaluar. Avionin me të cilin ai po fluturonte ndryshoi aeroportin në momentet e fundit, në një përpjekje të dukshme të autoriteteve për të shmangur gazetarët dhe mbështetësit e shumtë që ishin në aeroport. Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane kanë kërkuar lirimin liderit opozitar, Alexei Navalny, nga paraburgimi rus, duke thene se autoritetet ruse po përpiqen t’i mbyllnin gojën kritikëve të tyre. 44-vjeçari u arrestua nga policia menjëherë pasi udhëtoi nga Gjermania dhe mbërriti në Moskë të dielën. Aktivisti po kthehej në vend, pesë muaj pasi u helmua me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. 44-vjeçari ishte paralajmëruar se mund të burgoset pasi nuk u paraqit në shërbimin e provës në afatin e caktuar në muajin dhjetor. Opozitari është dënuar nga drejtësia për përvetësim fondesh, por Navalni pretendon se gjykimi ishte politik.
