Maqedoni

Kuvendi pa kuorum, Miceski: Me 62 deputetë silleni si me pasë 100

18.01.2021 15:45

Kuvendi nuk ia doli të hap senacën e 30 për shkak të mungesës së kuorumit...

Kuvendi nuk ia doli të hap senacën e 30 për shkak të mungesës së kuorumit. Shumicës parlamentare i mungonin dy deputetë për arsye shëndetësore, ndërkaq deputetët e opozitës, të cilët ndodheshin në hapësirat e Kuvendit, nuk ndihmuan në krijimin e kuorumit.    
 
“Ajo që flisnim që në fillim po dëshmohet në vepër, pasi me 62 deputetë në Kuvendin e RM-së, silleni sikur të keni 100 deputetë. Ndërkaq, gjendja pratike dhe situata me deputetë nuk është e tillë në Kuvend. Nëse opozita e përgjithëshme, e cila numëron 58 deputetë sillet kështu duhet të partashtroni pyetjen pse ndodh kështu dhe pse nuk është në sallë.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO DPMNE.
  
Mitreski: Opozita blokon punën
 
Ndërkaq shumica parlamentare akuzoi opozitëmn për obstruksione dhe veprim antishtetëror. 
 
“Është e qartë se e gjithë kjo që bën opozita është vetëm destruktivitet, bllokim dhe dëshmi për atë që themi vazhdimisht, sjellje antipopullore dhe antishtetërore e opozitës. Vetëm për të sqaruar opinion desha të sqaroj se shumica, sot, nuk ka numrin e duhur prej 61 deputetë pasi kemi një deputet pozitiv dhe një tjetër që pret rezultat nga testimi.”, tha Jovan Mitreski, LSDM.
 
Në mungesë të kuorumit kreu i parlamentit Talat Xhaferi ndërpreu seancën në afat të pacaktuar deri në kthimin e dy deputetëve të shumicës. 
 
Situata e krijuar, konfirmoi nevojën për ndryshimin e Rregullores për Punën e Kuvendit, të propozuar nga vetë kryepralamentari, me të cilën do t’u mundësohej puna nga distanca deputetëve të prekur nga Kovid 19, dhe atyre që janë në vetëizolim. Mirëpo, edhe ky propozim ligj u bllokua nga opozita me propozimin e mijëra amendamenteve.
 
SHPËTIM NUREDINI