Maqedoni

“Pfizer” Sebia i dhuron RMV-së 8 mijë vaksina, zaev: S’janë falas, pagesa sipas çmimit furrnizues

18.01.2021 15:57

Maqedonia e Veriut do të furnizohet nga Serbia me 8 mijë vaksina “Pfizer” kundër Covid-19....

Maqedonia e Veriut do të furnizohet nga Serbia me 8 mijë vaksina “Pfizer” kundër Covid-19.  Pritet që ditëve në vijim ministrat e shëndetësisë  nga të dyja vendet ti përfundojnë detajet rreth procedurave për marrjen e vaksinës. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ky është akt I solidaritetit për  periudhën me të cilën vendi po ballafaqohet me krizën shëndetësore. Ministria e shëndetësisë shpreh falenderim kundrejt këtij akti njerëzor nga ana e Serbisë, duke shtuar se procesi për furrnizim direct  nga I njeti furrnizues, Kompania Pfizer, në vendin tone pritet të arrijnë 5.850 vaksina ndërsa në muajt mars dhe prill nga 17 mijë e 500 doza të reja.
 
Nga Ministria e shëndetësisë njoftojnë se vendi tash më I ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ta marrë vaksinën, të cilën paraprakisht e kanë dakorduar  kryeministriat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuciq. Lajmin për  furrnizim me 8 mijë vaksina të Kompanisë Pfizer, u bë e ditur edhe nga vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se ka pranuar ndihmën nga Serbia dhe se ka përshëndetur gjestin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke thënë se është shenjë e mirë solidariteti. Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen në formë të donacionit, por autoritetet e Maqedonisë kanë insistuar që ato të paguhen dhe më pas janë dakorduar që të paguhen sipas çmimit furrnizues, theksoi kryeministri Zaev.
 
 
“Javën e fundit kemi kërkuar mbështetje edhe nga vende tjera, për të filluar më shpejt me vaksinimin, derisa në shkurt do të vijnë 5.850 vaksinat e para. Sot kemi biseduar me presidentin serb dhe ata pranuan që të na ndihmojnë. Ky është një akt solidariteti nga fqinji jonë për forcimin e miqësisë sonë. Jemi duke diskutuar për proceset teknike të shpërndarjes së vaksinave dhe punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë, të rriturit dhe kategori të tjera të rrezikuara do të vaksinohen  me dozat e para.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Klinika e Transfuziologjisë  ka lëshuar në përdorim  dy frigoriferë për mbajtjen e vaksinave  në minus - 80 gradë Celsius, ndërkohë gjatë dy ditëve të vikendit në vendin tone kanë arritur edhe dy frigoriferë të tjerë. Deri në fund të këtij muaji pritet që të arrijnë edhe tre frigoriferë  tjerë për ti ruajtuar vaksinat që pritet të arrijnë përmes sistemit Kovax, të kompanisë Pfizer. Autoritetet kompetente kanë thënë që furrnizimi i parë me vaksinën Pfizer do të bëhet në fund të muajit shkurt, dhe sasia e përgjithshme e furrnizimit brenda këtij viti do të jetë 833 mijë  doza të vaksinës Pfizer. 
 
SEDAT SELIMI