Maqedoni
Bekteshi: Nga 21 janari, pritet që gastronomët të punojnë deri në ora 23:00
18.01.2021 16:09
Lokalet, kafenetë, restorantet dhe objektet tjera hotelierike nga 21 janari me gjasë do të punojnë deri në ora 23...

Lokalet, kafenetë, restorantet dhe objektet tjera hotelierike nga 21 janari me gjasë do të punojnë deri në ora 23, bëri të ditur ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kjo sipas tij, mund të ndodhë për shkak të situatës të rënies së vazhduesshme të numrit të të infektuarve në vend.
“Siç jam I informuar nga ana e ministrit të shëndetsisë, por edhe bisedimet që I bëjmë në mënyrë interne në qeveri, janë se zgjatje të orarit të punës do të ketë nga 21 janari. Deri kur do të jetë zgjatja mvaret nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Marrë parasysh situatën mendoj se do të jetë deri në ora 23.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Bekteshi: Edhe këtë vit do të jepen vauçerët për turizëm
Ndërkohë, Bekteshi informoi se këtë vit ministria e ekonomisë do të vazhdojë me masat për subvencionim të blerjes së kolektorëve termik diellor, dritareve PVC, stufave të peletëve dhe paneleve foitovoltaike. Gjithashtu, përmes programeve të ndryshme do të mbështetet sipërmarrësia dhe sektori I turizmit.
“Do të vazhdojmë me masën Pushime të organizuara për punëtorët me të ardhura më të ulëta, marrë parasysh efektin e masës të cilën e ksihim gjatë vitit 2020, ku në një numër të konsiderueshëm përkrahëm të gjithë qytetarët që ishin në atë kategori, që edhe ato te kenë mundësi të vizitojnë destinacionet vendore të turizmit në RMV. Këtë vit çdo aplikant do të ketë mundësi të mbështetet me 12 mijë denarë për të vizituar destinacionet turistike.”, tha Bekteshi.
Thirrja e parë në lidhje me këtë masë do të shpallet në gjysmen e parë të këtij viti siipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shpërbyer”. Bekteshi gjithashtu informoi se pakoja e pestë e masave ekonomike pritet të publikohet më së voni në fillim të shkurtit. Ai tha se për momentin po vijojnë debatet me odat ekonomike dhe palët e prekura që të sillen zgjidhje më efikase.
ERSAN PAJAZITI
