Padia ndaj Bozhinovskit, Zaev: Padisë atëherë kur kalohen kufijtë
Kryeministri Zoran Zaev u paraqit në gjykatën civile, në rastin e padisë së tij për shpifje kundër gazetarit Zoran Bozhinovski....

Kryeministri Zoran Zaev u paraqit në gjykatën civile, në rastin e padisë së tij për shpifje kundër gazetarit Zoran Bozhinovski. Përshkak të kovid protokolleve për mbrojtje nga virusi fillimish gazetarëve nuk iu lejua të marrin pjesë në senacë përshkak të hapsirave të vogla, por me insistimin e Bozhinovskit se pa gazetarët ai nuk do të marr pjesë në seancë u siguruan kushte për ndjekje të gjykimit. Si dëshmi për atë çka ka thënë Bozhinovski dorëzoi dëshmi në formë të shkruar dhe USB. Pas gjykimit Kryemnistri Zoran Zaev deklaroi se ai është person tolerant mirëpo që gjithçka ka kufitë e sajë. Shtoi se si Kryetarë i Qeverisë është normale që të jetë pre e kritikave, megjithatë duhet pasur kufi, meqë shpifjet dhe ofendimet përsëriten dhe kalojnë kufijtë e normales.
