Maqedoni

Prezentohen dëshmitë për “Target-Fortesa”, Jankullovska dhe Mijallkov: Jemi të pafajshëm

18.01.2021 16:31

Në Gjykatën Penale gjatë prezentimit të dëshmisë së saj, e akuzuara në lëndën Target-Fortesa....

Në Gjykatën Penale gjatë prezentimit të dëshmisë së saj, e akuzuara në lëndën Target-Fortesa, Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka pohuar se nuk ka pasur asnjë njoftim për shkatërrimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimit  që u keqpërdorën  për përgjim të paligjshëm,  përkundër faktit se ajo ka nënshkruar  vendimin për formimin e Komisionit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit.
 
“Këtë e kuptova pasi që u formua Prokuroria Speciale e cila hapi lëndën “Fortesa”, ndërsa nga dokumentacioni që e firmosa nuk mund të konstatohet se bëhet fjalë edhe për  shkatërrimin e pajisjeve, për ndjekjen e komunikimeve", ka thënë Jnkullovska gjatë gjykimit të sotëm. 
 
Gjatë shpalosjes së dëshmisë ish ministrja e brendshme  tha se askush nuk e ka udhëzuar se me kërkesën për DSK–për formimin e komisionit  mund të ketë një problem të këtillë, andaj ajo ka dhënë dhe nënshkrimin. Edhe përkundër faktit se I janë dorëzuar dokumentet për shkatërrimin e pajisjeve, ajo potencon se nuk I ka parë dhe as që I ka analizuar të njejtat sepse e gjithë procedura ka ndodhur në kohën e ngjarjes në Lagjen e trimave, dhe dorëheqjes së deponuar pas kësaj ngjarjeje. Për rastin-Target Fortesa, në dëshminë e tij I akuzuari tjetër,  ish drejtori I DSK-së Sasho Mijallkov, para trupit gjykues  tha se nuk posedon asnjë dëshmi për për përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve nga ana e DSK-së. Ai pohon se shum lehtë ka mundur të përgjohet edhe jasht sistemit të DSK-së.