Maqedoni
Taleski: Investojmë në përmirësimin e kushteve në MPB
18.01.2021 16:44
Qeveria e udhëhequr nga LSDM në mënyrë aktive punon në përmirësimin e kushteve të punës së anëtarëve të Ministrisë së Brendshme...

Qeveria e udhëhequr nga LSDM në mënyrë aktive punon në përmirësimin e kushteve të punës së anëtarëve të Ministrisë së Brendshme, e cila kontribuon në rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe zbulimin e shkeljeve ligjore, thonë nga LSDM. Ministria e Brendshme sipas kësaj partie siguroi fonde në vlerë prej 150 milion denarë për një pagë bonus për punë jashtë orarit për vitin 2020 dhe vazhdimisht punon në përmirësimin, rindërtimin dhe modernizimin e mjediseve të MPB-së.
"Në tre vjet e gjysmë, mbi 46 stacione policore në vend janë rinovuar, dhe në këto 4 muaj janë rindërtuar 5 objekte në Kriva Palankë, Kavadarci, Gjevgjeli, objektet e departamentit të aviacionit të bazës së Petrovec të Ministrisë së Brendshme dhe rindërtimi është afër përfundimit në Kavadarci, dhe stacionin policor në Bit Pazar. Angazhimi i Ministrisë së Brendshme për të rritur sigurinë në trafik jep rezultate të dukshme. Sipas statistikave për vitin 2020, kemi një rënie serioze të numrit të aksidenteve të trafikut, krahasuar me vitin 2019.”, tha Mile Taleski, LSDM.
