Maqedoni

MPB: Memorandum mes RMV-së dhe Malit të Zi

18.01.2021 17:00

Ministri I punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Sergej Sekulloviç nënshkruan memorandum bashkëpunimi...

Ministri I punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Sergej Sekulloviç nënshkruan memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e informatave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.Maqedonia e veriut dhe Mali I zi si vende partnere nga Ballkani perendimorë në periudhën e ardhëshme do të punojnë në thellësimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë si parakusht kyq për menaxhimin me sukses të krimit transnacional dhe migrimit ilegal në nivel rajonal dhe ndërkombëtarë.Me këtë treguam vullnetin tonë për krijimin e kushteve në integrimin evropian”, tha Spasovski.
 
“Konstatuam se është e nevojshme intensifikim i bashkëpunimit, duke filluar nga bashkëpunimet për planet aksionare për kapitullin 24, me definim të qartë të qëllimeve në secilën fushë të kapitullit dhe në mënyrë të rregullt mbajtjen e takimeve në grupet e punës sa i përket këti kapitulilli nga të dyja vendet. Duke kontribuar në sigurimin rajonal, bashkarisht kontribojmë drejt stabilitetit edhe të Bashkimit Evropian.”, tha Oliver Spasovski, ministër I MPB-së.
 
Sekuloviq: Mbështesim RMV-në në rrugën drejt BE-së
 
Ministri i punëvë të jashtme të Malit të zi Sergej Sekulloviq shprehi vendosëshmërinë e Qeverisë së Malit të zit ë mbështesë Maqëdoninë e veriut në rrugën drejt eurointegrimeve.
 
“Dakorduam bashkëpunim në më shumë fusha që janë të rëndësishme për eurointegrimet. Në një pjesë Mali I Zi mund të jape ndihmë nga ekspertë sa i përket përvojave që ka në këtë proces. Për Maqedoninë e veriut ka avantazhe të caktuara, përvoja por edhe kornizë strategjike që ne si Mali i zi na është në favor.”, tha Sergej Sekulloviq, ministër I punëve të brendshme I Malit të Zi.
 
Sekullviq theksoi se gjatë vitit 2020 mes Birosë nacionale të Interpolit të Maqedonisë së veriut dhe Malit të zi janë skëmbyer 540 informacione ndërsa sektori për krimi të organizuar kanë pasur disa aksione të suksesëshme. Megjithë informacioneve të këmbyera, Sekulloviq nuk kishte përgjigje konkret se nëse ka pasur shkëmbim të informatave për ikjen e ish Kryeministrit Nikolla Gruevski.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI