Maqedoni
MPB, apel qytetarëve, ndalon tubimet gjatë festëts së Epifanisë
18.01.2021 17:24
Në prag të festëts fetare të Epifanisë me të cilën besimtarët ortodoks...
Në prag të festëts fetare të Epifanisë me të cilën besimtarët ortodoks, përmes ritualit tradicional zhyten në ujrat e akullta për të rrëmbyer kryqin nga lumenjtë ose liqenet. Me këtë raste një numër i madh besimtarësh mblidhen për ta përcjell këtë ceremoni, por shkak i situatës me pandeminë dhe rrezikut për përhapjen e virusit Korona, ministri i Punëve të mbrendeshme Oliver Sapasovski, u bëri apel bashkësive fetare dhe qytetarëve që të respektojnë masat gjatë festës. Ai tha se policia do të ketë aktivitete të shtuara për të parandaluar tubimet.
“Unë pres që të jemi në krye të detyres ditën e nesërme. Natyrisht, ata që nuk do të respektojnë masat do të japin përgjegjësi për këtë. Kudo do të ndërhyjmë, pavarishtë nëse këto ngjarje janë të organizuara nga ana e organizatorëve, apo tubime spontane të qytetarëve. Kryesisht këto tubime të qytetarëve janë spontane, dhe grumbullohen vetë qytetarët pa ndonjë organizator, sepse ne ju kemi bërë thirrje prijësave fetarë që të mos organizojnë në këtë periudhë.”, tha Oliver Spasovski, ministër i MPB-së .
Spasovski tha që nuk duhet të presim që vetëm MPB-ja të inkuadrohet nëpër ngjarje të tilla, por secli qytetarë duhet të mbajë përgjegjësi për vete dhe rrethin ku jeton, duke respektuar masat.
