Maqedoni
Covid 19, 13 viktima, 63 raste të reja, 176 të shëruar
18.01.2021 17:33
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 529 testime të bëra ka regjistruar 63 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 529 testime të bëra ka regjistruar 63 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë shëruar 176 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 42 raste i pasuar nga Kumanova me 3 raste, Tetova, Prilepi, Probishtipi, Strumica me 2 raste dhe qytetet e tjera me nga një të infektuar.
Betejën me Covid 19 e kanë humbur 13 pacientë, prej të cilëve pesë pacient nga Shkupi, tre nga Struga, dy nga Velesi dhe nga një pacient në Kratovë, Krushevë dhe Demir kapi. Gjatë ditës së sotme u mbyllën edhe kovid qendrat në Klinkën për sëmundje të syve dhe Klinikën e Otorinolaringologjisë.
Katërmbëdhjet pacient nga këto reparte u transferuan në Klinikën e Nevrologjisë dhe Gastroenterohepatologjisë. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në Klinikat interne që funksionojnë si qendra kovid, janë të hospitalizuar 95 pacientë. Në vazhdimsi ulet edhe numri i të hospitalizuarve në repartet infektive me çrat në shërim spitalor ka 650 pacientë dhe po aq shtretër të lirë. Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 88.992 prej tyre janë shëruar 73.777 kanë humbur jetën 2715 dhe numri i rasteve aktive shënon 12.500.
