Maqedoni

Transporti urban në Tetovë, Qytetarët: E mirëpresin, është dashur më herët

18.01.2021 18:24

Qytetarët e Tetovës e mirëpresin Transportin Urban në Tetovë, ata për TVM2...

Qytetarët e Tetovës e mirëpresin Transportin Urban në Tetovë, ata për TVM2 thanë se kjo është dashur të ndodhë shumë më heret por ardhja e tyre tani më në Tetovë është e mirëseardhur, dhe presin që të njejtat të futen në funksion. Ata thonë se Transporti urban mundë të letëson komunikacionin e stërngarkuar tani në Tetovë.
 
“Është vonuat është dashur më herët të ndodhë,por përsëri pasi paskë. ardhur mir është. Mendojë se kurrë do vendosen në funksion autobusat nuk do jetë kjo tollovi,sic është tani atëher eshe qutetarët so shfrytëzojn me shumë autobusat se sa veturat”.... 
 
“Mund të shtohet ende problemi në komunikacion por mund edhe të zvoglohet, pasi tani furgonat, tax parkohen cdo kundi. Shumë më heret është dashur, transport kemi pasur para 4O viteve këtu. Por deri sa kanë ardhur do vendosen edhe në funksion.”, thane qytetarët.
 
Kryetari i këshillit në komune e Tetovë Bekim Memeti tha se çmimet e biletave do ndahen në 5 kategori, A, B, C, D, E dhe fillimisht do ketë 3 linja të tranaportit publik.
 
“Për kategorin A do kushtojë 20 denarë për një vozitje
Bileta mujore 900 denar,
Bileta vjetore 9000 denar.
Kategoria B, për studentë deridiplomik dhe administratorë publik: për të gjitha linjat 20 denar për një vozitje, mujore 350 den, vjetore 3500 den.Kategoria C për pensionist, persona të moshuar(mbi 62 vj.) si dhe persona me nivel të ulët të invaliditetit: për të gjitha linjat 20 den,mujore 350 den, vjetore 3500 den.
Kategoria D, biletë për të punësuarit në Komunën e Tetovës si dhe të punësuarit në organet e themeluara nga Komuna e Tetovës, për të gjitha linjat bileta do kushtojë 20 den,mujore 450 den,dhe vjetore 4500 den. Kategoria E, bileta për personat me invaliditet mbi 80% do jetë falas.”, tha Bekim Memeti, kryetar i këshillit në komunën e tetovës.
 
Komunës se Tetovës autobusat i kanë kushtuar rreth 720 mije euro mjete këto të marra kredi nga Banka Botërore me afat kthimi për 13 vjet dhe normë interesi prej 3%. Autobusët do ta mbulojnë pjesën administrative të komunës së Tetovës, por ende nuk dihet se cfar do ndodhë me fshatrat e Malësis së Tetovës ku dihet se edhe ato banorë janë në atarin e komunës së Tetovës.
 
VISAR SADIKI