Poroshenko: Ukraina po përgatitet për luftë të përgjithshme
17.11.2014 14:49
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi se Ukraina "po përgatitet për luftë të përgjithshme" dhe se "nuk frikësohet nga konflikti me forcat ruse"....

"Ne jemi të përgatitur për të hyrë në luftë të plotë....nuk duam luftë, ne duam paqe dhe po luftojmë për vlera Evropiane. Por, Rusia nuk po respekton asnjë marrëveshje”, ka thënë Poroshenko.
Konflikti nga i cili kanë humbur jetën më shumë se 4000 persona, po vazhdon të lindje të Ukrainës, përkundër arritjes së marrëveshjes së armëpushimit më 5 shtator.
Poroshenko, ka shtuar se forcat e armatosura të Ukrainës janë më të përgatitura tani dhe se vendi i tij e ka mbështetjen e 'gjithë botës'.
