Botë
Kosova po bëhet gati për zgjedhje, lista e VV-së, Kurti rrezikon skualifikimin
18.01.2021 18:35
28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për të marrë pjesë në zjgedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë...

28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për të marrë pjesë në zjgedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë.
Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputet, nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëjnë të ditur se në garë për 120 vende të parlamentit mund të jenë mbi 1 mijë persona. Nga KQZ njoftojnë se gjatë ditës listat kanë filluar të dorëzohen në 6 institucione të tjera për verifikim të kandidatëve. Ky shqyrtim mund të sjellë probleme për Vetëvendosjen. Instituti i Kosovës për drejtësi thotë se nga 110 kandidatë për deputetë të kësaj force politike 11 janë me aktakuzë, dhe dy prej tyre me dënime të plotfuqishme gjatë tre viteve të fundit dhe kjo mund ti skualifikojë ata nga gara.
Një prej tyre është edhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, për të cilin ekspertët kushtetues thonë se ligjërisht nuk ka të drejtë të kandidojë për tu zgjedhur. Befasuese është edhe lista e Lidhjes demokratike të Kosovës, ku kryetari i partisë Isa Mustafa nuk është pjesë e garës. Ajo kryesohet nga kandidati për kryeministër Avdulla Hoti. Gjithashtu në pesëshen e parë është kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli. Me 1 shkurt KQZ do te hedh dhe shortin për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
