Botë
Dita e tetë e vaksinimit në Shqipëri, 447 mjekë dhe infermirë marrin vaksinën fajzes
18.01.2021 18:47
Në ditën e tetë të procesit të vaksinimit në Shqipëri, vetëm 447 mjekë dhe infermierë kanë arritur të marrin dozën e parë të vaksinës Fajzes...

Në ditën e tetë të procesit të vaksinimit në Shqipëri, vetëm 447 mjekë dhe infermierë kanë arritur të marrin dozën e parë të vaksinës Fajzes. Autoritetet janë në pritje të mbërritjes së 10 mijë dozave të tjera brenda janarit, ndërsa ministrja është shfaqur optimiste, pak moment pas vaksinmimt të stafit mjekësor nga reparti i Pediatrisë.
“Sot po vaksinohen 42 mjekë, infermierë të pavionit Covid të Pediatrisë dhe të spitaleve COVID. Përgjatë gjithë javës së shkuar, ku ne kemi filluar planin tonë të vaksinimit me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe një pjese të epidemiologëve të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe disa qyteteve përreth. Janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit”, tha Ogerta Manastirliu, Ministre e Shendetesise.
Ndërkohë, shifra shpresëdhënëse vijnë nga buletini ditor I Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitive vetëm 292 persona, ndërsa 4 të tjerë kanë humbur jetën. Aktualisht në spitalet Covid po kurohen 282 pacientë.
