Botë

Shpërndarja e vaksinave nga “Covax”, OBSH: Bota, në prag të dështimit moral

18.01.2021 19:16

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha, se bota është në prag të një “dështimi katastrofik moral”...

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha, se bota është në prag të një “dështimi katastrofik moral” për sa i përket shpërndarjes së vaksinave COVID-19, duke u kërkuar vendeve dhe prodhuesve të shpërndajnë dozat në mënyrë të drejtë në të gjithë botën. Nga OBSH thonë se perspektivat për shpërndarje të drejtë janë në “rrezik serioz” ashtu si skema e ndarjes së vaksinave COVAX që synon të fillojë shpërndarjen e vaksinave muajin tjetër. Ai vuri në dukje 44 marrëveshje dypalëshe të nënshkruara vitin e kaluar dhe të paktën 12 janë nënshkruar tashmë këtë vit.
 
“Kjo mund të vonojë dërgesat e COVAX dhe të krijojë saktësisht skenarin që COVAX është krijuar për të shmangur, një treg kaotik, një përgjigje të pakoordinuar dhe përçarje të vazhdueshme sociale dhe ekonomike.”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus nga OBSH.
 
Një qasje e tillë varfëroi edhe më shumë botën dhe e bëri më të prekshme ndaj rrezikut, tha ai në hapjen e takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv në formatin virtual.
Përplasja globale për vaksina është intensifikuar ndërsa qarkullojnë variante më infektive të virusit.
 
Tedros përmendi si një shembull të pabarazisë që më shumë se 39 milionë doza të vaksinave janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza ishin dhënë në një vend të varfër. Prej sot, Anglia do të zgjerojë fazën tjetër të fushatës së saj të vaksinimit kundër COVID-19 për t’i vaksinuar kështu njerëzit e moshës 70 vjeç e më të vjetër, si dhe ata që konsiderohen më të rrezikuar nga virusi.
 
Ndërkohe Franca Mëngjesin e sotëm ka nisur vaksinimin e përgjithshëm për të gjithë të moshuarit mbi 75 vjeç, duke përfshirë edhe ata që ndodhen jashtë shtëpive të të moshuarve. Edhe Brazili, si vendi më goditur rëndë nga koronavirusi, ka nisur vaksinimin, fillimisht të stafit mjekësor. Personi i parë që mori vaksinën kineze Sinovac në këtë vend është Monica Calazans, infermierja 54-vjeçare në San Paulo. Edhe pse OBSH para dy ditësh bëri thirrje që të mos ndalohen udhëtimet e personave të pavaksinuar, Letonia nuk do të lejojë asnjë person të futet ne shtet pa covid test dhe pa document vaksinimi. Ndërkohë qe bota ka filluar me vaksinimin dhe bëhen debate për shpërndarje jot ë drejtë, sidomos në vendet e varfëra, në Afrikë shkon mbi 3 milion e 250 mijë numri I rasteve me Covid 19.