Mot me diell dhe me erë, temperaturat e mëngjesit nën zero
Moti në vend do të jetë me diell, veçanërisht në mëngjes i ftohtë...

Në pjesët veriore me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të jetë e përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 14 deri në minus 4, ndërsa ajo e ditës prej minus 4 deri në 8 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet në minus 6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 3 gradë.
Deri të mërkurën në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe në mëngjes sidomos mot i ftohtë i përcjellur me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të përforcohet. Nga e mërkura do të fillojë të fryjë erë jugore, nga perëndimi do të rritet vranësira dhe temperatura do të jetë në rritje.
Të enjten gjatë ditës në pjesët perëndimore në male do të ketë kushte për borë dhe në vendet e ulëta dëbora do të fillojë në disa vende dhe do të kthehet në shi.
Të premten në pjesët perëndimore, dhe të Shtunën do të ketë shi të herëpashershëm kudo dhe herë pas here erë më të fortë në jug për shkak të së cilës bora do të fillojë të shkrihet më shpejt.
