Në Spanjë konfiskohen 950 kilogramë kokainë
Autoritetet spanjolle konfiskuan rreth 950 kilogramë kokainë në një jaht në afërsi të Ishujve Kanare, me ç'rast janë arrestuar tre anëtarë të ekuipazhit të anijes - dy ukrainas dhe një serb, njoftoi sot Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme......

Varka e Drejtorisë Doganore spanjolle është përplasur me jahtin "Liberti i bardhë" në rreth 200 milje nautike (370 kilometra) në jug të ishullit spanjoll Gran Kanaria.
Nëpunësit dhe policët spanjollë në brendësinë e jahtit e kanë gjetur kokainën, e cila menjëherë është konfiskuar dhe transportuar në portin "Las Palms".
"Fakti që ekuipazhi i jahtit ka qenë i përbërë nga dy ukrainas dhe një serb, sërish e konfirmon faktin se grupet e organizuara kriminele në transportin e kokainës nga Amerika Jugore në Evropë", njoftoi Ministria spanjolle.
Policia spanjolle javën e kaluar, gjithashtu, në afërsi të Ishujve Kanare, ka konfiskuar pothuajse 600 kilogramë kokainë në një velanije e cila ka qenë e regjistruar në Çeki. Madje janë arrestuar katër anëtarët e ekuipazhit, të cilët kanë qenë shtetas të Çekisë.
Autoritetet spanjolle vitin e kaluar konfiskun rreth 27 tonë kokainë ose 28,6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2012.
