Botë

Indi, aksident tragjik, 16 emigrantë u përplasën për vdekje

19.01.2021 14:32

Të paktën 13 emigrantë, të cilët po flinin në trotuarin pranë një autostrade...

Të paktën 13 emigrantë, të cilët po flinin në trotuarin pranë një autostrade, humbën jetën pasi një kamion i përplasi në Gujarat.

Mediat lokale bënë me dije se gjashtë të tjerë u plagosën të martën në aksident. Aksidenti ndodhi pasi kamioni u përplas me një traktor dhe shoferi humbi kontrollin.

Kryeministri, Narendra Modi, e cilësoi “tragjike” përplasjen e rëndë dhe humbjen e jetëve. Punëtorët ishin nga shteti verior i Rajasthan dhe po flinin në trotuar pas një dite të lodhshme pune.

Zyrtarët thanë se po hetonin incidentin dhe të plagosurit po trajtoheshin në një spital lokal pranë qytetit të Surat.

Shpesh herë, punëtorët emigrantë flenë në trotuare në qytetet indiane dhe rrezikohen nga aksidentet që mund të shkaktohen nga automjetet.