Maqedoni

Covid-19, 176 të shëruar, 13 viktima e 63 raste të reja. Ulet numri i të hospitalizuarve. Mbyllen dy qendra Kovid në klinikat interne

19.01.2021 14:47

Vazhdojnë të ulen dukshëm shifrat Kovid në vendin tonë...

Gëzon fakti se kemi më shumë të shëruar se sa të infektuar. Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 529 testime të bëra ka regjistruar 63 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë shëruar 176 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 42 raste i pasuar nga Kumanova me 3 raste, Tetova, Prilepi, Probishtipi, Strumica me 2 raste dhe qytetet e tjera me nga një të infektuar.

Betejën me Covid 19 e kanë humbur 13 pacientë, prej të cilëve pesë pacient nga Shkupi, tre nga Struga, dy nga Velesi dhe nga një pacient në Kratovë, Krushevë dhe Demir kapi.

Gjatë ditës së sotme u mbyllën edhe kovid qendrat në Klinkën për sëmundje të syve dhe Klinikën e Otorinolaringologjisë.

Katërmbëdhjetë pacient nga këto reparte u transferuan në Klinikën e Neurologjisë dhe Gastroenterohepatologjisë.