Botë
Serbi, fillon imunizimi masiv i popullatës
19.01.2021 15:07
Prej sot, Serbia ka filluar të realizojë planin për imunizimin masiv të popullsisë kundër infektimit nga virusi Covid-19...

Fillimin e planit për imunizimin masiv e bënë të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrja serbe, Ana Bernabiq, pas një dakordimi paraprak në ekipin operativ.
Presidenti Vuçiq deklaroi se deri nesër më së voni duhet të arrijnë 250 mijë vaksina ruse SPUTNIK –V” dhe shumë shpejt do të furnizohen edhe me vaksinën polake Astra Zeneka.
Vuçiq tha se vetëm përmes vaksinimit mund të mundet virusi Covid-19, si në aspektin shëndetësor por dhe në përmirësimin e ekonomisë. Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, tha se vendi deri më tani ka siguruar 2 milion vaksina për të cilat janë paguar me 6 milionë euro.
