Maqedoni

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ujin e Bekuar

19.01.2021 16:17

Besimtarët ortodoksë festuan festën e Ujit të Bekuar. Por, edhe përkundër dakordimit mes autoriteteve dhe KOM-it...

Besimtarët ortodoksë festuan festën e Ujit të Bekuar. Por, edhe përkundër dakordimit mes autoriteteve dhe KOM-it që të mos organizohet hedhja e kryqit në ujë, sërish kishte disa shkelje të masave anti–Covid në fuqi.
 
Në liturgjinë që u mbajt në kishën e “Virgjëreshës Maria” u vërejt një prani më e madhe e besimtarëve. Ata që kishin dalë në kishë u shprehën se këtë vit pandemia ka ndikuar që të tjetërsohet festa tradicionale.
 
“Është ditë e madhe, dje kam agjëruar, sot do të prishim agjërimin dhe nesër është dita e Shën Jovanit.”,- tha një qytetar.
 
“Festojmë, vitet e kaluar kishim mysafirë, por kësaj radhe vet do të festojmë në shtëpi.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Nuk ka hedhje të kryqit në ujë, ka shumë dallim kjo festë.”,- u shpreh një qytetar. 
 
Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut (KOM), kryepeshkopi Stefani, theksoi si udhëheqës shpirtëror se jemi të detyruar të bëjmë thirrje vazhdimisht për pendim dhe dashuri ndaj Zotit.
 
“Jetën tonë ta preokupojmë dashuria për Zotin dhe për njerëzit. Nuk mund ta duam Zotin dhe t’i urrejmë njerëzit. Si popull besimtarë ortodoksë, veçanërisht brezi ynë duhet të pyesim vetën a përmbushim detyrimin e shenjtë para Zotit.”,-  deklaroi z. z. Stefani.
 
Ndryshe nga Shkupi, në Strugë u organizua ceremonia e hedhjes së kryqit. Nga pamjet që u shpërndan në rrjetet sociale shihen qindra besimtarë që kanë dalë në ujërat e lumit Drin për të përcjellë këtë ceremoni.
 
Organizime pati edhe në Manastir. Dita ujit të bekuar – 19 janari, që tradicionalisht organizohet në shumë qytete të Maqedonisë s[ Veriut, në pajtim me Ligjin për festa të Maqedonisë është ditë jopune për besimtarët ortodoks.
 
ZEKIRJA MEXHITI