Grubi: Qeveria miratoi planin për administratorët
Qeveria ka miratuar planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5...

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, njëherit edhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, vendimet e reja të punës administratorëve do t’u ndahen ditëve në vijim.
Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ, kurse Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është angazhuar që brenda 7 ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saj, të përfundojë procedurën e dhënies së pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës administrativ, theksoi zëvendësministri Grubi.
Sipas tij, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është e obliguar që brenda 15 ditësh pas miratimit të Planit, të përgatisë vendime individuale për çdo nëpunës administrativë që do të sistemohet në organet e administratës shtetërore.
Organet e administratës shtetërore janë të obliguara që nëpunësit administrativ që do t’i pranojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre.
Ndërsa Agjencia e Punësimit brenda kësaj periudhe do të bëjë ç’lajmërimin e nëpunësve administrativ nga Ministria për sistem politik dhe të njëjtit do t’i lajmërojë në vendet e reja të punës, bën të ditur zëvendëskryeministri Grubi.
