Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pse u ndryshua anëtari i Komisionit Historik?
19.01.2021 18:56
VMRO- DPMNE-ja opozitare kërkon përgjigje nga LSDM se pse është ndërruar anëtari i Komisionit për Fakte Historike...

VMRO- DPMNE-ja opozitare kërkon përgjigje nga LSDM se pse është ndërruar anëtari i Komisionit për Fakte Historike, i cila është dashur të bashkëpunojë me Komisionin Historik Maqedonas-Bullgar.
Ata hedhin dyshimin se mos vallë anëtari i Komisionit për Çështje Historike në bisedime me Bullgarinë është shkarkuar, sepse nuk u është bindur propozimeve të kryeministrit, Zorna Zaev.
“A është ndërruar ai anëtar vetëm pse nuk ka dashur të konfirmojë të pavërtetën, gjegjësisht nuk ka dashur të verifikojë të pavërtetën e fakteve historike të cilat Zoran Zaev ua ka potencuar, pra nuk ka qenë servil ndaj tij. Zoran Zaev duhet publikisht të tregojë arsyen pse në mënyrë aq të shpejtë është ndërruar ai anëtar i Komisionit. Gjithnjë e më të mëdha janë dyshimet se ky person dhe anëtar i Komisionit që në këtë moment po negocion në një farë mënyre me Komisionin e Bullgarisë është sepse nuk është servile dhe nuk ka dashur të verifikojë ato të pavërteta historike që i potencon Zoran Zaev.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se në bisedimet e deritanishme me Bullgarinë ekzistojnë dy propozime për Planet e Veprimit, të destinuara për zbatim më efikas dhe të strukturuara të Marrëveshjes për miqësi të mirë të vitit 2017, propozimi fillestar nga Maqedonia e Veriut dhe propozimi bullgar.
Deri më tani, nuk është harmonizuar Plani i veprimit, ndërsa për harmonizimin e tij do të punohet në periudhën në vazhdim, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
SANIJE DURAKU
