Maqedoni

Kovid-19, 11 të vdekur e 400 të infektuar

19.01.2021 19:10

Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 11 qytetarëve të vendit...

Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 11 qytetarëve të vendit, ndërsa edhe 400 persona kanë rezultuar pozitiv.

Sipas Misnitrisë së Shëndetësisë, 400 rastet e reja me COVID-19 kanë rezultuar nga 2327 teste. Ndërsa janë shëruar 206 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend arrin në 89392 persona, prej të cilëve 73983 janë shëruar, 2726 kanë humbur jetën, ndërsa edhe 12683 persona janë infektuar.