Botë
Shqipëri, 6 të vdekur dhe 586 të infektuar; Kosovë, 9 të vdekur dhe 294 të infektuar
19.01.2021 19:24
Në 24 orët e fundit në Shqipëri dhe Kosovë virusi Korona u ka marrë jetën edhe 15 personave...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri dhe Kosovë virusi Korona u ka marrë jetën edhe 15 personave, 9 prej të cilëve në Kosovë dhe 6 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2510 testime, nga të cilat 586 persona kanë rezultuar pozitiv.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona të prekur me COVID-19, ndërsa janë shëruar 596 të tjerë.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar për 9 të vdekur, ndërsa nga 1.729 të testuar, 294 kanë rezultuar pozitiv, derisa 281 pacientë janë shëruar.
Në Kosovë ka edhe 5.279 raste aktive.
