Inaugurimi në Shtëpinë e Bardhë, amerikanët mirëpresin presidentin e ri
Amerikanët mirëpresin sot një president të ri në Shtëpinë e Bardhë....

Amerikanët mirëpresin sot një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Muajt e fundit janë shoqëruar me tensione e dhune pasi nuk janë të paktë zgjedhësit në vend që nuk e pranojnë fitoren e demokratit.
Tani megjithatë, Joe Biden është gati të inagurohet si Presidenti i 46-të amerikan. U deshën katër ditë, me rezultate të pasigurta të zgjedhjeve, që ai të mund të shpallte fitoren,. Donald Trump megjithatë e vendosi deri në fund në pikëpyetje triumfin e rivalit në zgjedhje.
Kjo i nxiti dhe trazirat në ndërtesën e Kongresit që sot i ngjan një fortese. Prania masive e policisë përfshin dhe 25.000 anëtarë të Gardës Kombëtare, ndërsa skena e inaugurimit është larg çdo spektatori.
Ndryshe nga Trump, që ishte një biznesmen para se të merrte detyrën, Biden është një politikan me përvojë.
Ai është në skenën politike prej gati gjysmë shekulli. Shërbeu për dy mandate si zëvendëspresidenti i Barak Obamës, e përpara kësaj, votuesit e Delauerit e patën zgjedhur gjashtë herë në senatin amerikan.
Në moshën 78 vjeç, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, po përgatitet për sfidën e tij më të vështirë politike – udhëheqjen e një vendi të ndarë drejt së ardhmes.
