Futboll

Reali dy muaj pa Modriç

17.11.2014 16:47

Lëndimi i Luka Modriç-it mund të jetë më i gjatë se sa pritej. Në fillim mendohej se kroati do të mungojë një muaj...

Lëndimi i Luka Modriç-it mund të jetë më i gjatë se sa pritej. Në fillim mendohej se kroati do të mungojë një muaj, por mjeku i përfaqësueses së Kroacisë, Boris Nemec tashmë mendon ndryshe.
 
Ai ka thënë se lëndimi nuk duket aq mirë dhe Modriç mund të mungojë për dy muaj, duke rrezikuar kështu edhe Kupën e Botës për klube që do të fillojë nga 16 dhjetori i këtij viti, shkruan AS.
Megjithatë Real Madrid do t’i kryej testet mjekësore posa kroati të kthehet në Madrid.
 
Modriç u lëndua në ndeshjen kualifikuese kundër Italisë, ku u detyrua që të largohet nga minuta e 26-të, ndeshje e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
 
Lëndimi i Modric-it do të jetë një mundësi e mirë për Illaramendi-n dhe Khedira-n, pasi do të kenë minutash më të madhe për të treguar aftësitë e tyre.