Zaev, në takim vjetor me ambasadorët e BE-së, fillimi negociatave, duhet të ndodhë këtë vit

20.01.2021 13:01

Shefat e misioneve diplomatike ne vend te kryesuar nga ambasadori i BE-se Dejvid Gir...

Shefat e misioneve diplomatike ne vend te kryesuar nga ambasadori i BE-se Dejvid Gir, ne mbledhjen e rregullt vjetore me kreun e ekzekutivit Zoran Zaev treguan interesim te jashtezakonshem lidhur me  zgjidhjen e ceshtjeve te hapura  me Bullgarine, per shkak te cilave nuk u arrit  konsenzus  per korrnizen negociatore  në Bruksel per Maqdonine e Veriut.

Ne takim  eshte theksuar nevoja e vazhdimit të  sa më të shpejtë të procesit integrues  për të rezultuar me epilog  pozitiv  lidhur me fillimin e bisedimeve  per anetaresimin e vendit  në  BE.

Kryeministri Zaev  ka thene se  per vendin me rendesi eshte që të vazhdojne negociatat me Bullgarine,  në frymën e respektimit dhe të implementimit të Marreveshjes për Fqinjësi të Mirë  përmes bashkëpunimit ndër-sectorial.  Anëtaresimi I vendit në BE nuk ka alternativë tjetër, ka potencuar Zaev. 

Ai ka thënë se vendi mbetet I përkushtuar dhe nuk bën përjashtime nga vijat e kuqe,  identiteti maqedonas  dhe gjuha, që nuk janë te negociueshme.

Kryeministri Zaev para ambasadorëve të vendeve të BE-së, në mënyrë të detajuar prezentoi procesin  reformues  me theks në gjyqesor, luftën kunder korrupsionit  si dhe reformat në administratën publike.

Gjate takimit Zaev shpalosi edhe pritshmëritë  nga plani investues  gjithperfshires ekonomik, nga ana r KE-së për  Ballkanin Perëndimor i cili pritet të mobilizojë financimin me 9 miliarde euro  për ivestime në transport, energjetikë, që do të nxisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në periudhën që vjen.

Kreu I ekzekutivit shprehu falenderim ndaj BE-së edhe për  inkuadrimin e vendeve te Ballkanit ne furrnizimin me vaksinat anti covid me shpresë se do të ketë përshpejtim të procedurës për furrnizim sa më të shpejtë në drejtim të ballafaqimit me pandeminë Covid-19.