Grubi, Qeveria miratoi planin për administratorët

20.01.2021 13:33

Qeveria ka miratuar planin e shpërndarjes....

Qeveria ka miratuar planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Zëvendëskryeministrit të parë, njëherit  edhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, vendimet e reja të punës administratorëve do tu ndahen ditëve në vijim.

Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë procedurën e dhënies së pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës administrative, thekson zëvendës minsitri, Grubi.

Sipas tij Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është e obliguar që brenda 15 ditësh pas miratimit të Planit, të përgatisë vendime individuale për çdo nëpunës administrativë që do të sistemohet në organet e administratës shtetërore.

Organet e administratës shtetërore janë të obliguara që nëpunësit administrativ që do t’i pranojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre.

Ndërsa Agjencia e Punësimit brenda kësaj periudhe do të bëjë ç’lajmërimin e nëpunësve administrativ nga Ministria për sistem politik dhe të njëjtit do t’i lajmërojë në vendet e reja të punës, bën të ditur zëvendëskryeministri, Grubi.