Reparti infektiv në Gostivar, 6 pacientë me “Covid 19” me gjendje të rënduar
Gjashtë pacientë me gjendje të rënduar klinke...

Gjashtë pacientë me gjendje të rënduar klinke janë pranuar dje në Repartin Infektiv në Gostivar. Të gjithë kanë rezultatet pozitiv me Covid 19.
Në këtë repart gjithësej janë 13 pacientë të hospitalizuar, shumica nga Gostivari, ndërsa ka edhe pacientë nga Komuna e Vrapçishtit dhe ajo e Mavrovë – Rostushës. Infektologu, Enes Memeti potencon se pacientët e rinj para se të shtrohen në repartin infektiv, janë trajtuar nëpër ambulanta private, prandaj edhe ka ardhur deri te vështirësimi i gjendjes së tyre.
“Mjekët e Gostivarit të cilët vazhdimisht kanë trajtuar pacientë me koronavirus, shpresojnë që sa më parë të lëshohet në përdorim spitali modular, pasi thonë, aty do të kenë kushte më të mira pune. Ai pritet të lëshohet në përdorim nga fundi i këtij muaji dhe do të ketë kapacitet për 35 pacientë” – tha infektologu, Enes Memeti.
