Kontestet me Bullgarinë, Zaev: Plani aksionar prioritet këto muaj kontestet me Bullgarinë
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në periudhën në vijim...

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në periudhën në vijim do të koncentrohet në miratimin dhe implementimin e planit aksionar, thotë kryeministri, Zoran Zaev. Sipasj tij, realizimi i këtij plani që kap sfera të ndryshme shoqërore i hap rrugën edhe zgjidhjes së çështjeve të hapura politike mes dy vendeve. Kreu i qeverisë pret ndonjë hap konkret në drejtim të tejkalimeve të kontesteve me fqiun lindor që në takimin e rradhës së komisionit interdisplinar, i cili duhet të mbahet në muajin shkurt.
“Kjo është ajo ku do të përqëndrohemi në tërë këtë peruidhë. Besoj se është interes i popullit tonë, interes i popullit bullgar. Jemi të bindur se përmes këtyre realizmeve do të krijojmë atmosferë më pozitive edhe për çështjet e hapura politike. E di se këto ditë ka seancë përgatitore në komisionin për çështje historike dhe arsim nga të dyja palët i cili duhet të mbahet në shkurt. Besoj se nga kjo seancë përgaditore do të kemi hap përpara. Gjithsesi presim edhe në shkurt të ketë progres”. – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Nga opozita maqedonase kërkojnë llogari nga kryeministri Zaev për ndërrimin e anëtarit të komisionit për çëshjte historike.
Misajllovski:Komisioni për çështje historike ka presion
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski pyet hapur kreun e qeverisë nëse ju bën shtypje anëtarëve të komisionit që të pajtohen me të pavërtetat historike.
“Qeveria dhe Zaev të japin përgjigje nëse ndërrimi fshehurazi i anëtarit të komisionit nuk është presion mbi vendimarrjen dhe kthesë në lëshimet të reja në llogari të interesave të Maqedonisë. Përse fshihet ndërrimi i anëtarit të komisionit? Historia është e qartë. Shkenca është e qartë. Prekje në identitetin, gjuhën dhe historisë maqedonase nuk ka mundësi të ketë” – tha Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajlovski.
VMRO –DPMNE thotë se do të vazhdojnë me protesta për të përkujtuar pushtetin siç thonë ata, në ruajten e vlerave të popullit dhe moslejimin e shitjes së interesave shtetërore. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
