LOEM: Qeveria t’i plotësojë kërkesat hotelierëve
Lidhja e odave ekomonike...

Lidhja e odave ekomonike ka prezentuar 15 kërkesat deri tek qeveria e vendin në në mënyrë që t'i shqyrtohen dhe t'i zbatohen ato në pakon e pestë të masave për shpëtimin ekonomik të ndërmarrjeve dhe vendeve të punës.
Masa e parë dhe më e rëndësishme është propozimi për të zgjatur masën për mbështetje finansiare prej 14.500 denarë dhe masa për kreditë pa interes të ofruara nga Banka Maqedonase për Zhvillim.
LOEM kërkon specifikimin e protokolleve dhe ndihmë për sektorët më të prekshëm.
“Është e pamundur në një vend serioz të drejtuar nga institucione serioze të mos ketë protokolle të sakta të punës për të gjitha veprimtaritë kombëtare në përputhje me kualifikimin kombëtar. Është e nevojshme të gjenerohen protokolle për të gjitha aktivitetet dhe për të gjitha situatat e krizës, jo vetëm për këtë por edhe për të ardhmen, për çdo situatë që ekziston, këta njerëz duhet të kenë protokolle pune” – tha Kryetarja e LOEM, Danella Arsovska.
Nga LOEM konsiderjonë së se hotelieria është e nevojshme për të barazuar taksën e vlerës së shtuar për të gjitha shërbimet dhe produktet në një normë prej 10 përqind. Reagimi ndaj ndihmës qeveritare erdhi gjithashtu oda e pavarur hotelierike. Ata thonë se ky aktivitet nuk mbështetet, përkundrazi, rekomandimet dhe protokollet janë sjellë për të me orë të kufizuara pune.
Bytyqi: Të jemi të arsyeshëm në kërkesat
Zëvendës Kryeministri Bytyqi me përgjigje, të gjithë duhet të jenë të arsyeshëm në pritjet dhe tek mundësit.
“Nuk ka gjasa të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Unë mendoj se sektori i hotelierisë është I ndihmuar, unë thjesht do të kthehem prapa . Në paketën e parë dhe të dytë të masave, linjat të kreditit pa interes kishte vetëm masa për sektorin e hotelierisë, në krahasim me të gjithë të tjerët që u prekën” – tha Zv.Kryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Me vendimin e ri të Qeverise, nga dita e nesërme është paralajmëruar që kafeteritë dhe gastronomitë të mund të punojnë deri në ora 21:00. (Sedat Pajaziti, TVM2)
