Dy investimet e para të huaja këtë vit, kompania gjermane “Iproteks” dhe çeke “Arikoma”

20.01.2021 18:01

Kompania gjermane Iprotex....

Kompania gjermane Iprotex është investimi i parë i huaj për vitin 2021. Në qeveri u nënshkrua marrëveshja për ndihmë shtetëtore, me çka pritet që kjo kompani e cila merret me përpunimin e materialeve për sektorin automobilistik të fillojë me punë deri në fillim të muajit shkurt..

Investimi i përgjithshëm është 5 milion euro, ndërsa pritet të punësohen 30 persona.

“Vendimi për investime në Republikën e Maqedonisë Veriore është marrë në bazë të klientëve tanë, dhe ne kemi një strategji për t'u afruar sa më afër klientëve tanë. Kompania jonë kohët e fundit ka punuar në kërkimin dhe zhvillimin e disa teknikave të reja për izolimin termo-teknik të industrisë së automobilave dhe gjithashtu së fundmi, në 2019 u krijua një marrëveshje e re me Agjencinë Evropiane të Hapësirës dhe NASA për prodhimin e shtresës së jashtme për marrësit satelitorë të anijeve kozmike” – tha Përfaqsuesi i Kompamnisë në RMV, Bllazhe Levavoski.

Sipas autoriteteve ky investim është modest për nga vëllimi, por paraqet një hap të madh.

“Për mua ky investim është shumë më shumë se 5 milion euro që kompania planifikon ti investoj dhe shumë më shumë se 30 vende të punës që planifikon ti hap në periudhën e ardhshme. Mund të themse kjo sëhtë një shkëndi pozitive dhe fillimi i një vale të re të investimeve që do të jetë i një rëndësie të veçantë për vendin tonë” – u shpreh Zv.Kryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Përveç kompanise gjermane, edhe një kompani çeke do të investojë në vend. Kompania Seavus iu bashkua grupacionit çek Arikoma.

Seavus në 20 vitet e kaluara dha kontribut të madh në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe ishte inkubator për zhvillimin e kuadrove të IT-së, tha drerjtori gjeneral i Seavus Igor Leshtar. 

“Grupacioni Arikoma ka ambicje të mëdha por edhe mundësi dhe kapacitet të bëhen një nga ofertuesit më të mëdhenj të sektorit IT në Evropë, për transformim digjital” – theksoi Drejtori gjeneral i “Seavus”, Igor Leshtar.

“Shumë shpejt kuptuam se Maqedonia e Veriut ka tokë pjellore dhe është çerdhe për projekte të këtilla të sektorit të IT-së. Keni shumë talent të teknikës, të cilët duhet të shfrytëzohen” – tha Mihaell Tomanek nga Grupacioni Arikoma.

Kryeministri Zaev me këtë rast theksoi se grupacioni Arikoma do të ketë mbështetjen e qeverisë, përderisa paralajmëroi ulje të tatimit personale në sektorin e IT-së. (Ersan Pajaziti, TVM2)