Korrupsioni, OJQ: Sfidat edhe këtë vit mbeten të mëdha
Sfidat në luftën kundër korrupsionit...

Sfidat në luftën kundër korrupsionit edhe këtë vit mbeten të madh dhe fatkeqësisht nuk janë zvogëluar apo neutralizuar, thonë nga organizatat joqeveritare të cilat punojnë në Platformën në luftë kundër korrupsionit.
Konstatojnë se Korupsioni është më i përhapur tek furnizimet publike ndërsa Komisoni duhet me vet iniciative të hap më shumë procedura për këto raste.
“Nëse nuk tregojmë hapa konkrete si shtet,dënim dhe përgjegjësi të kryersve të veprave penale nuk mund të presim që publiku të ketë besim .Problemi kërkon resurse finansiare dhe politik funksionale për angazhimin të dukshme” – tha Kryetari i institutit për demokraci, Marko Tushanovski.
“Korrupsioni në furnizimet publike vjen pas marrvëveshjeve në kohë të zgjedhjeve në fushata dhe gjithçka që është dhënë si ndihmë realizohet më pas përmes tenderëve” – u shprehën nga German, Qendra për komunikime qytetare.
“Me strategjinë për luftë kundër korrupsionit paraqitet nevoja që të përfshihen edhe Këshilli gjyqësorë,Këshilli i prokurorëve dhe Akademia edhe atë përmes masave të drejtuara drejt gjykataësve dhe prokurorëve si kontrollli I pronës si dhe lidhëshmëria e tyre me qendra të caktuara të fuqishme” – deklaroi Natali Petrovska • “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Korrupsioni, Ivanovska: Vullneti politik i rëndësishëm
Për kryetaren e Komisionit për antikorrupsion Biljana Ivanovska ,mungesa e kapacitit hapsinorë dhe resurseve njerzore ndikon në pamundësinë e veprimit në shumë raste.
“Ndikimi i politikës gjatë furnizimeve publike ,pra donatorët e partive politike më së shpeshti janë edhe fitues të tenderëve .Këtë vit për herë të parë ndoqëm edhe llogarit bankarë dhe se kush janë donator .Ndodh që në një tender të marrin pjesë subjekte të lidhura kapitale” – u shpreh Biljana Ivanovska • Kryetare e DSK-së.
Nikollovski: Rritëm buxhetin për të luftuar korrupsionin
ZV.kryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit Lupço Nikollovski thekson se Qeveria nga viti 2019 ka rritur buxheti për antikorrupsionin dhe përpunimin e regjistrit për kontrollin e funksionarëve publik.
“Vullnet I fuqishëm I Qeverisë që të mundësohen të gjitha mekanizmat ligjorë që të mund të realzohet e parapara me ligj ku askush nuk do të kursehet” – nënvizoi ZV. Kryeministri për korrupsion, Lupço Nikollovski.
Kryetarja e Komisionit për antikorrupsion Biljana Ivanovska me këtë rast njoftoi se tek dy gjykatës është vëretjur rritje e madhe e pasurisë krahasur me të ardhurat mujore, ndërsa këtë vit sipas paraqitjeve të qytetarëve do të kontrollohen 15 gjykatës 15 kryetarë të Komunave dhe 15 funksionarë të qeverisë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
