Futboll

Nesër ndeshjet e para çerekfinale, derbi Vardari-Renova

17.11.2014 16:49

Përmes kupës është rruga më e shkurtë për trofe dhe dalje në Europë dhe edhe përkundër faktit që ka skuadra favorite...

Përmes kupës është rruga më e shkurtë për trofe dhe dalje në Europë dhe edhe përkundër faktit që ka skuadra favorite, askush nuk mund të mos llogarit edhe te ekipet e vogla, pasi të gjithë kanë arritur deri në çerekfinale. Vardari – Renova është çifti më interesant, veqanërisht pasi të dyja skuadrat do të takohen për herë të tretë në kupën e Maqedonisë, në shtatë sezonet e fundit.

Ekipi nga Xhepçishti ka traditë pozitive, pasi arriti dyherë të eliminoj kuqezinjët, edhe ate vitin 2012, kur e fitoj trofeun, si dhe vitin 2008, ndërsa shkupjanët ishin më të sukses`shëm vitin 2010. Është interesant fakti se të gjitha tri ndeshjet në Shkup janë mbyllur me 1-1, ngjashëm si takimi I sivjem kampional në arenën “Filipi i Dytë”.

Megjithatë, përparsia para takimit është për fituesin e pesëfishtë të kupës, që është në formë më të mirë dhe nuk është mposhtur në tetë takime në të dyja veprimtaritë. Për Vardarin dhe Renovën, do të jetë ky ballafaqimi I tyre I 35-të, me ç`rast deri më tani, Vardari ka 10 fitore, Renova dy më pak, ndërsa 16 ndeshje janë mbyllur pa fitues. Megjithatë, “gjipsarët” nuk kanë ngadhnjyer në 12 takimet e fundit.

Ndeshja në fjalë, që do të luhet nesër në Shkup, me fillim në orën 13-të, do të transmetohet ekskluzivisht në rrjetin satelitor të Servisit të Dytë Publik.

Ndërkohë, në po terminin e njejtë, do të luhen edhe tre çerekfinalet tjera, në të cilat do të takohen Turnova-Drita, Euromilku-Rabotniçki si dhe Miravci-Teteksi. 

MUSTAFA ADEMI