Donald Trump në fjalimin lamtumirës, kaluam katër vite të suksesshme dhe madhështore
Presidenti në largim i ShBA-ve, Donald Trump...

Presidenti në largim I ShBA-ve Donald Trumpo për herë të fundit iu drejtua amerikanëve si president I vendit. Në fajlimin e tij lamtumirës në bazën ushtarake “Joind Base Andrews” Trump falenderoi zonjën e parë dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë. Trump bojkotoi inaugurimin e Bidenit, përderisa uroi administratën e re të ShBA-ve për katër vitet e ardhshme, por që në asnjë moment nuk përmnendi emrin e presidentit të ri Joe Biden. Katër vitet e tij të udhëheqjes, Trump i cilësoi si madhështore dhe të suksesshme.
“Nuk ishim një administratë e zakonshme. Rregulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë. Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim. Po të mos ishim goditur nga pandemia, do të kishim pasur shifra të jashtëzakonshme. Deri në shkurt të vitit 2020 kishim shifrat më të mira ndonjëherë. Ne rindërtuam Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi bërë më të mirën për ekonominë.Në bëmë diçka që mund të ishte mrekulli mjekësorë vaksinën kundër Covid-19” – tha Presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump.
BE: Koha për ti ripërtërirë marrëdhëniet tona
Ndërkohë BE përshendesin inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Joe Biden, duke thënë se ata do të kenë përsëri një mik në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se duhet të shfrytëzohet momenti për të formuar një “pakt themelues” të ri midis fuqive demokratike.
“Sot është më tepër se tranzicion. Sot është mundësia për t’i ripërtërirë marrëdhëniet tona transatlantike, që ishin çrregulluar mjaft në katër vitet e kaluara. Gjatë atyre viteve, bota u bë më e ndërlikuar, jostabile dhe e paparashikueshme” – tha Presidneti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Uashingtoni i Trump ka qenë në grindje me Brukselin për tregtinë, subvencionet për hartuesit dhe përpjekjet evropiane për të taksuar dhe rregulluar gjigandët amerikanë të taksave.
Kryeqytetet evropiane janë indinjuar gjithashtu nga vendimi i Trump për të braktisur marrëveshjen për klimën në Paris dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit. Andaj, udhëheqësit e BE shpresojnë që Biden do të kthehet tek to. (Ersan Pajaziti, TVM2)
