Regjistrimi i popullsisë, Vançeva: LSDM dhe BDI jemi dakord për regjistrimin
Shumica parlamentare dhe ekzekutivi....

Shumica parlamentare dhe ekzekutivi janë të vendosur që regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të ndodh gjatë prillit. Përkrahje për regjistrimin ka ofruar edhe opozita shqiptare.
Subjekti i vetëm që kundërshton regjistrimin është koalicioni i kryesuar nga VMRO DPMNE. Partnerët e koalicionit qeverisës konfirmojnë unitetin për këtë process dhe hedhin poshtë spekulimet për “pazar politik” me regjistrimin.
“Ne me BDI-në si partner koalicioni, në gjithë këtë proces, deri tani, nuk kemi asnjë problem apo qëndrime të kundërta rreth asaj që nënkupton organizim të regjistrimit përmes miratimit të Ligjit për Regjistrim të Popullsisë.” – tha Snezhana Kelvska Vançeva, LSDM.
Ademi: Proces kredibël dhe rezultat të besueshëm
“Angazhimi im dhe i partisë politike që përfaqësoj është që të regjistrohet realiteti, ndërsa rezultatet, pas një procesi kredibil, gjithmonë duhet të jenë të pranueshme për çdokënd.” – u shpreh Arbër Ademi, BDI.
Micevski: Ka zëra tjerë për mosnjohje rezultati
Ndërkaq opozita maqedonase e cila kërkon tërheqjen e pr/ligjit për regjistim, ka shfrytëzuar përgjigjen hipotetike të Ademit se nuk do të pranonte rezultatin nëse shqiptarët rezultojnë nën 20%, gjë që sipas tij s’mund të ndodh.
“A ka mundësi që kjo që po e paralajmërojnë si operacion statistik nuk do të shndërrohet në një operacion politik pasi shohim se po përmenden numra se nëse janë më të vegjël, ky rezyltat nuk do të njihet nga parti në pushtet.” – deklaroi Nikolla Micevski, VMRO DPMNE.
Zaev: Asgjë tjetër veç regjistrim të suksesshëm
Kreu i ekzekutivit hodhi poshtë pretendimet e opozitës dhe ftoi të gjitha palët që ta përkrahin procesin e regjistrimit.
“Bëj thirrje që të jemi pozitiv ndaj regjistrimit pasi është turp që 19 vjet s’kemi regjistrim. Dhe, nuk guxojmë të mendojmë asgjë tjetër veç realizimit të suksesshëm të regjistrimit, pasi e kemi detyrim që si qytetarë ta përkrahim maksimalisht.” – theksoi Kryeministri, Zoran Zaev.
Diskutimi i projektligjit në Kuvendin republikan ka përfunduar. Ka mbeteur vetëm akti i votimit, i cili siaps të gjitha gjasave pritet të ndodh pas kthimit të dy deputetëve të shumicës, të prekur nga virusi Kovid 19. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
