KGJK ndalon certifikimin e 47 kanidtatëve, Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet

20.01.2021 18:30

Nga 1 mijë e 80 kandidatëve për deputet...

Nga 1 mijë e 80 kandidatëve për deputet, në listat zgjedhore të subjekteve politike në Kosovë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, 47 kanditatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, të Kosovës  Valmir Elezi. Edhe pse nga KQZ nuk I bëjnë publike emrat e kandidatëve, rrjedhimisht, sipas vendimit të lëshuar nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës  për KQZ-në,  ne këtë listë përfshihen kreu I LVV-së  Albin Kurti  dhe 46 kandidatët e tjerë do të duhet të hiqet nga lista e kandidatëve për deputet të subjekteve politike.

Vendimi i Kushtetuese prishi balancin politik në Kosovë. Përveç që rrëzoi Qeverinë Hoti, në sqarimin e saj dha përfundimin edhe për kandidatët e tjerë për deputetë. KQZ-ja ua ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për organizimin e zgjedhjeve do të presë deri më 22 janar përgjigjje nga partitë për të proceduar tutje me implementimin e listave zgjedhore. 

“Në rast se ndonjë subjekt politik apo kandidat nuk ceritfikohet, ai mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e paknaqur me vendimin e PZAP-it. Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar. Më 1 shkurt, pason tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve”, - thonë nga KQZ.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë caktuar për më 14 shkurt.