Këshilli gjyqësor, shkarkohet gjykatëse nga Gjykata Penale
Këshilli gjyqësor ka sjellur vendim për shkarikimin....

Këshilli gjyqësor ka sjellur vendim për shkarikimin e një gjykatëse në gjykatën penale në Shkup,gjegjësisht ish ushtruesen e detyrës kryetare e gjykatës penale në Shkup ,e cila erdhi në funskion pas Vladimir Pançevskit.
Vendimi për shkarkim u soll për punë joprofesionale për shkak të shkeljes së rregullores gjyqësore në lidhje me zbatimin e AKMIS-it që i referohet shpërndarjes së lëndëve gjyqësore.
Edhe pse për shkak të prezumimit të pafajsisë Kryetari i Këshillit gjyqësor nuk përmendi emër,jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për gjykatësen Tatjana Mihajlova.
“Nuk mund të ju them se për kë vendosëm ,por është fakt se kishim pikë të veçantë për vërtetimin e përgjegjësisë dhe vendimi jonë është se shkarkohet nga funskioni gjykatës I gjykatës konkrete,për shkak të shkeljes së dispozitave të rregullores gjyqësore gjatë aplikimit të sistemit AKMIS.Më detalisht nuk mund të ju them nga arsyeja që duhe të respektojmë prezumimin e pafajsisë” – tha Kiro Zdravev • Kryetarë I Këshillit gjyqësor.
Procedura udhëhiqet për 1 vit e gjysmë ndërsa arsye është edhe mos paraqitja e sajë në seancat e këshillit.
Vendimi për shkakrkim nuk është i plotfuqishëm dhe gjykatësja ka të drejtë të ankohet në gjykatën supreme.
Mihajllova ndryshe njihet si gjykatësja që udhëhiqte rastin "Shuplakat në Qendër" lëndë në të cilën u vendos që bombat mos të përdoren si dëshmi. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
