“Covid 19”, 13 viktima, 72 raste të reja, 1023 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 793 testime të bëra ka regjistruar 72 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë shëruar 1023 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 45 raste i pasuar nga Kumanova, Tetova, Gostivari, Struga, Shtipi me nga katër raste, Kavadari me tre dhe qytetet tjera me nga një rast pozitiv.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 13 pacientë, prej të cilëve katër pacientë nga Shkupi, tre nga Prilepi dhe nga një pacient në Veles, Negotinë, Dibër, Radovish, Makedonski Brod dhe Kratovë.
Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 89.463 prej tyre janë shëruar 74.800 kanë humbur jetën 2739 dhe numri i rasteve aktive shënon 11.924. (Flutura Latifi, TVM2)
